Nkunku me tregolësh në fitoren e thellë të Chelseat

Futboll

Nkunku me tregolësh në fitoren e thellë të Chelseat

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 23:38
Nkunku feston me bashkëlojtarin

Nkunku me tregolësh në fitoren e thellë të Chelseat!

Chelsea e ka fituar thellë ndeshjen e 1/16 të finales së Kupës EFL të Anglisë. Chelsea mposhti 5:0 të martën skuadrën e Barrowit, që garon në Kategorinë e Tretë të futbollit anglez.

Në fitoren e Chelseat, tri gola i shënoi Christopher Nkunku. Ai realizoi në minutën e tetë, 15-të dhe 75-të.

Paul Farman shënoi autogol në minutën e 28-të, kurse golin e pestë për Chelsean e realizoi Pedro Neto.

Chelsea do ta vazhdojë garën në 1/8 e finales të njërës prej kupave angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat