Sulmuesi i Arsenalit, Leandro Trossard nuk do të humbas asnjë ndeshje të Ligës Premier, pavarësisht se mori një karton të kuq të diskutueshëm gjatë barazimit 2-2 të së dielës me Manchester Cityn.
Belgu do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Leicester City më 28 shtator.
Skuadra e Mikel Artetës u detyrua të qëndronte në mbrojtje për të gjithë pjesën e dytë pas largimit të parakohshëm të Trossard.
Ndërsa 29-vjeçari do të vuajë një pezullim me një ndeshje, ai do të jetë ende i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të Arsenalit në shtëpi me Leicesterin këtë fundjavë.
Sipas Daily Mail, Trossard do të pezullohet vetëm për ndeshjen e Carabao Cup kundër Bolton Wanderers të mërkurën mbrëma.
Duke qenë se belgu u përjashtua nga fusha pas dy kartonëve, kjo do të thotë se dënimi i tij do të zgjasë vetëm për një ndeshje.