Pse Leandro Trossard nuk do ta humbasë asnjë ndeshje të Ligës Premier, pavarësisht kartonit të kuq ndaj Man Cityt

Futboll

Pse Leandro Trossard nuk do ta humbasë asnjë ndeshje të Ligës Premier, pavarësisht kartonit të kuq ndaj Man Cityt

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 09:23
Leandro Trossard 

Sulmuesi i Arsenalit, Leandro Trossard nuk do të humbas asnjë ndeshje të Ligës Premier, pavarësisht se mori një karton të kuq të diskutueshëm gjatë barazimit 2-2 të së dielës me Manchester Cityn. 

Belgu do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Leicester City më 28 shtator.   

Skuadra e Mikel Artetës u detyrua të qëndronte në mbrojtje për të gjithë pjesën e dytë pas largimit të parakohshëm të Trossard.  

Ndërsa 29-vjeçari do të vuajë një pezullim me një ndeshje, ai do të jetë ende i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të Arsenalit në shtëpi me Leicesterin këtë fundjavë. 

Sipas Daily Mail, Trossard do të pezullohet vetëm për ndeshjen e Carabao Cup kundër Bolton Wanderers të mërkurën mbrëma.  

Duke qenë se belgu u përjashtua nga fusha pas dy kartonëve, kjo do të thotë se dënimi i tij do të zgjasë vetëm për një ndeshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat