Mbrojtësi francez, Raphael Varane thuhet se do të njoftojë pensionimin nga futbolli në moshën 31-vjeçare, pas lëndimeve të shpeshta.
Gazeta franceze L’Equipe raporton se Varane ka vendosur të pensionohet nga futbolli profesional.
Sipas gazetarit Benjamin Quarez, mbrojtësi francez do ta bëjë njoftimin e tij brenda orëve të ardhshme.
Varane ka zgjedhur të var në gozhdë këpucët e tij pasi mori një dëmtim të rëndë në klubin e tij të ri, Como.
31-vjeçari do të ndërpresë me marrëveshje kontratën me skuadrën e inkuadruar në Serie A.
Qendërmbrojtësi bëri 360 paraqitje për Real Madridin nga viti 2011 deri në vitin 2021, duke fituar 18 trofe me Los Blancos, përfshirë katër trofe të Ligës së Kampionëve.
Përveç Real Madridi dhe Como, Varane në të kaluarën ka luajtur edhe me Lens dhe Manchester United.