Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka premtuar se do të gjejë një mënyrë për ta mbajtur skuadrën e tij fituese edhe pas mungesës së gjatë të mesfushorit Rodri.
Qytetarët duhet të sigurojnë që të mos lejojnë që një dëmtim që mund ta mbajë Rodrin jashtë fushave deri në fund të sezonit, të prishë gjithë sezonin e tyre.
Mesfushori spanjoll ka qenë jetik për Guardiolën gjatë sezoneve të fundit si një mburojë për katër mbrojtësit dhe me shtesë për organizimin e sulmeve.
“Ende nuk e kemi të qartë. Do të jetë jashtë për një kohë të gjatë. Por ka disa mendime se mund të jetë më pak nga sa presim”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Për momentin nuk mund t’ju them. Jemi në pritje të telefonatave të fundit nga mjekët. Çfarë ka dhe çfarë lloj operacioni duhet të bëjë”.
“Pres nesër. Sonte, nesër do ta dimë. Klubi do të informojë. Ai ndihet mirë, i fortë. Ai vetëm po pret”, përfundoi trajneri i Cityt.