Cungu vendos për të ardhmen

Futboll

Cungu vendos për të ardhmen

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 11:01
Armando Cungu

Armando Cungu menjëherë pas humbjes me Skënderbeun me shifrat 2-1 nuk nguroi t’i kërkonte publikisht presidentit të Laçit dorëheqjen.

Madje shkodrani zbuloi se diçka të tillë ia kishte kërkuar edhe disa javë më parë, por siç duket nuk ka marrë një përgjigje.

Në këto kushte vazhdoi qëndimin në Laç dhe dukej se dueli me korcarët ishte i fundit për të. As dorëheqja për herë të dytë siç duket nuk është pranuar nga drejtuesit e kurbinasve. Kjo pasi timonieri ka vendosur të vazhdojë në krye të Laçit, të paktën për momentin.

Kështu ndeshja e ardhshme me Teutën me shumë gjasa do të jetë vendimtare për Cungun.

Trajneri shkodran do të kërkojnë kthesën me ekipin e tij, me kurbinasit që aktualisht mbajnë vendin e fundit në tabelën e klasifikimit vetëm me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat