Partizani në “ajër”, 12 futbollistë drejt fundit të marrëveshjes

Futboll

Partizani në “ajër”, 12 futbollistë drejt fundit të marrëveshjes

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 11:08
Partizani

Partizani është një nga skuadrat pretendente për titullin kampion në Superiore.

Të kuqtë kanë bërë afrime të rëndësishme gjatë merkatos së verës, por drejtuesit kanë mbajtur në ekip edhe elementët cilësorë nga sezoni i kaluar.

Disa në dakortësi me klubin e disa të tjetë të “detyruar” për shkak të kontratës të qëndrojnë. Por në fund të këtij sezoni, kryeqytetasit rrezikojnë të humbasin një pjesë të mirë të futbollistëve.

Sipas shtypi të shkruar bëhet me dije se dy lojtarët e parë që me shumë gjasa do të largohen të lirë janë Tedi Cara dhe Bintsouka.

Të dy futbollistët nuk ia dolën që të largoheshin gjatë verës dhe në këto kushte në merkaton e janarit mund të firmosin me cilindo klub një parakontratë dhe në merkaton e verës të largohen të lirë.

Kjo pasi asnjëri prej futbollistëve nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin. Por jo vetëm kaq pasi në fund të këtij sezoni u përfundon kontrata edhe Redon Ismajlit, Gjelbrim Taipit dhe Vangjel Zguros.

Ndërkohë janë dhe 7 lojtarë të tjerë që janë në “ajër”, pasi nuk dihet e ardhmja e tyre. Arinaldo Rrapaj, Saliu Sembene, Andi hadroj, Mba, Altin Bytyçi, Albers Keko dhe Marçelino Preka. Kontratat e tyre përfundojnw në qershor të vitit 2026, por nëse klubi në merkaton e verës së ardhshme nuk rinovon me ta, mund të rrezikojë që lojtarët të largohen falas drejt ekipeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat