Përplasja e rivalëve të kryeqytetit

Futboll

Përplasja e rivalëve të kryeqytetit

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 11:10
Pamje nga stadiumi

Derbi i kryeqytetit është ndeshje më e rëndësishme në futbollin shqiptarë. Gjithmonë përballjet mes Partizanit dhe Tiranës kanë qenë të luftuara dhe emocionuese, teksa zgjon edhe interesin e tifozëve.

Përplasja e rivalëve të kryeqytetit në “Air Albania” sigurisht ka patur shumë përfitime për palët. Tifozët kanë mundur të jenë sa më të shumtë në stadium dhe që nga viti 2020 kur derbet janë luajtur në arenën kombëtare, klubet kanë fituar ndjeshëm financiarisht.

Kjo pasi kanë koleksionuar të ardhura nga biletat e shitura. Në fakt Tirana është klubi që ka arritur të përfitojë më shumë nga biletat. Nëse i hedhim një sy derbit të fundit shikojmë se Partizani nuk ka ndonjë arkëtim të madh.

Nga derbi i fundit ku të kuqtë ishin pritësh janë shitur 11400 bileta. Ky është numri më i ulët që është shënuar ndonjëherë në një ndeshje derbi, këtu nuk llogaritet periudha e pandemisë. Edhe në derbin e sezonit të kaluar ka pasur një rënie të numrit të tifozëve në stadioum. Saktësisht 1100 tifozë më pak.

Shifra këto negative krahasuar me derbin e shkurtit të vitit 2020. Në atë ndeshje janë shitur 21000  bileta dhe Tirana fitonte 5-1 ndaj të kuqve. Bardheblutë arkëtuan 210 milionë lekë që shënon edhe përfitimet më të mëdha në një ndeshje derbi. Nga biletat e shitura në derbin e fundit mes Partizanit e Tiranës, të kuqtë kanë mundur të arkëtojnë 90 milionë lekë të vjetër. Një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë shkuar për qeranë e stadiumit dhe shpenzimet e tjera për organizimin e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat