Ish futbollisti arab: Mario Mitaj është lojtar i kompletuar

Futboll

Ish futbollisti arab: Mario Mitaj është lojtar i kompletuar

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 11:13
Mario Mitaj e Khaled Al-Shenif

Mbrojtësi shqiptar, Mario Mitaj ka bërë një debutim fantastik dje në Kupën e Arabisë Saudite për ekipin e tij të ri, Al Ittihad.

Al Ittihad fitoi 3-0 ndaj Al Ain, duke kaluar tutje në Kupën e Arabisë Saudite, me Mitajn që bëri gjithçka mirë në fushë.

Ish futbollisti i njohur arab, tashmë analisti, Khaled Al-Shenif ka thurrur lavde për futbollistin shqiptar, duke thënë se ai do bëhet nga më të mirët të huaj në Arabi, pasi sipas tij është i kompletuar.

“Mario Mitaj është një lojtar i kompletuar dhe në të ardhmen do të jetë një nga të huajt më të mirë në futbollin saudit”, tha Khaled Al-Shenif në KSA Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat