Bellingham: Fitorja mbetet fitore

Futboll

Bellingham: Fitorja mbetet fitore

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 11:16
Carvajal e Bellingham

Jude Bellingham pranoi se fundi i ndeshjes kundër Alavés nuk ishte ashtu siç pritej, aq më tepër duke pasur parasysh se Real Madridi po fitonte me lehtësi deri në minutën e 85-të, kur goli i Benavidez erdhi pas një gabimi të merenguesve në nxjerrjen e topit jashtë. Në llogarinë e tij në Instagram, anglezi shkroi: “Një fund frustrues, por fitorja mbetet fitore. Derbi po vjen”.

Disa bashkëlojtarë të Bellingham reaguan ndaj fjalëve të tij dhe vlerësuan performancën e anglezit në ndeshje. Lucas Vázquez shkroi “çfarë lojtari”, ndërsa Mbappé, më konciz, e përshkruan atë si një “yll”. Fede Valverde e pagëzon kolegun anglez si një “fenomen”.

Njëlloj “kungimi” i dhomës së zhveshjes së Real Madridit rreth figurës së anglezit, i cili gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për “Bernabeu”, për mbështetjen e treguar në një pasdite që u komplikua dhe u karakterizua nga polemikat me arbitrin.

Ky i fundit u largua nga fusha mes fishkëllimave të forta, pas tregoi 4 kartonë të verdhë për ekipin vendas, tre prej tyre për protestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat