Arsimi, në Prilep për fitore të radhës

Futboll

Arsimi, në Prilep për fitore të radhës

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 11:31
Arsimi

Arsimi, në Prilep për fitore të radhës!

"Këtë të mërkurë vazhdojnë ndeshjet kampionale ku në kuadër të xhiros së katërt (4-të) të LDFMV-së, xhiro kjo që ka ngelur pas, ku përballë do të kemi ekipin e Pobedës.

Pas dy fitoreve të rëndësishme në kupë me Kozhfin dhe në kampionat me Novacin, formacion verdh e zi do të zbresë në fushë për të dhënë maksimumin, të motivuar për të arkëtuar pikët e radhës në këtë ndeshje.

Pritet të jetë një ndeshje jo e lehtë pasi kundërshtari në fushë të vetë ka rezultate shumë pozitive, por ne fuqishëm besojmë se djelmoshat verdh e zi do të kthehen me pikë maksimale në Çegran", ka njoftuar KF Arsimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat