Po nxehet atmosfera në Hamburg

Futboll

Po nxehet atmosfera në Hamburg

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 11:50
Atmosfera

Po nxehet atmosfera në Hamburg në vigjilje të ndeshjes Dinamo Kiev-Lazio, sfida debutuese në Europa League e skuadrës së Marco Baronit.

Mbrëmjen e kaluar rreth 40 tifozë të skuadrës bardhekaltër u ndaluan nga policia gjermane pasi iu gjetën disa objekte "të papërshtatshme” (shkopinj, thika).

Tifozët u shoqëruan në rajon, por pas identifikimit, ata u lanë të lirë, por nuk do të mund të ndjekin ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Volksparkstadione dhe u ndalohet të afrohen në zona të caktuara të qytetit.

Megjithatë, ndaj tyre nuk është lëshuar asnjë detyrim riatdhesimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat