Ten Hag: Twente është skuadra që ndjek më shumë

Futboll

Ten Hag: Twente është skuadra që ndjek më shumë

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 11:53
Erik ten Hag

Trajneri i Manchester Utd, Erik ten Hag, ka pranuar se nuk e pret me padurim përballjen me Tuenten në Ligën e Europës, përkundrazi do të kishte preferuar të luante përballë dikujt tjetër.

“Djajtë e Kuq” do të presin skuadrën e Eredivisie sonte mbrëma për të nisur fushatën e tyre europiane, duke u kualifikuar në turneun e nivelit të dytë pas suksesit në “Kupën FA” në maj. Ten Hag, megjithatë, nuk është aq i emocionuar për këtë ndeshje të parë pasi u shortua për t’u përballur me Twenten.

Holandezi u rrit si një tifoz i Twentes dhe shijoi tri aventura si lojtar atje, duke e nisur dhe përfunduar karrierën e tij në “De Grolsch Veste”. Ai gjithashtu kaloi kohë duke stërvitur ekipet e të rinjve të klubit përpara se të bëhej trajner.

“Twente është skuadra që ndjek më shumë”, u tha ai gazetarëve përpara ndeshjes. “I shikoj si tifoz, si mbështetës, jo si analist. Është një mënyrë tjetër për të parë ndeshjet e tyre. Unë do të kisha preferuar të luaja kundër dikujt tjetër.

Nuk është mirë të lëndosh diçka që e do. Tuente më solli shumë, unë u futa në akademinë e tyre, kështu që për mua ka një histori të madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat