Daja me "dhimbje koke" para Vllaznisë

Futboll

Daja me "dhimbje koke" para Vllaznisë

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 12:31
Pamje nga ndeshja Dinamo - Vllaznia

Dinamo do të duelojë me Vllazninë në “Elbasan Arena”, takim që do të luhet ditën e shtunë, ora 19:00.

Duel shumë i rëndësishmë për dinamovitët, të cilët me Ilir Dajën kanë gjetur vazhdimësinë në kampionat dhe po ngjiten në renditje ndeshje pas ndeshje.

Ndaj shkodranëve për “Blutë” nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të duhen të përballen me disa mungesa.

Kështu nuk do të jenë të gatshëm të japin kontributin e tyre Nani dhe Bruno Dita.

I pari vazhdon prej javësh të jetë i dëmtuar dhe ende nuk është rikuperuar në kohë, ndërkohë mbrojtësi u dëmtua në duelin me Skënderbeun dhe në këtë mënyrë nuk mund të luajë ndaj kuqebluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat