Abraham është një nga liderët e Milanit

Futboll

Abraham është një nga liderët e Milanit

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 12:33
Tammy Abraham

Pasi mbërriti nga Roma në formë huazimi të thatë te kuqezinjtë, në orët e fundit të merkatos së verës, qendërsulmuesi anglez Tammy Abraham çuditërisht po imponohet si një nga më të mirët e Milanit të Fonseca. Ish-lojtari i Chelsea, për t’u transferuar te kuqezinjtë në fund të gushtit, vendosi ta ulte pagën e tij prej 5 milionë eurosh neto. Menjëherë e bëri të qartë, edhe publikisht, se preferonte më shumë aventurën e kuqezinjve sesa atë verdhekuqe.

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, Abraham gjithashtu ka ide të qarta për të ardhmen e tij: dëshiron të qëndrojë te Milani edhe përtej këtij sezoni. Megjithatë, negociatat do të duhet ende të specifikohen, duke qenë se asnjë opsion blerjeje nuk është përfshirë në marrëveshjen e përcaktuar disa javë më parë mes dy klubeve italiane, e cila dërgoi Saelemaekers në kryeqytet.

Lidhur me dëshirën e tij për Milanin, Tammy Abraham u shpreh kështu: “Kur pashë që një klub si ky më donte, nuk mund të bëja asgjë veçse të prisja. Është vendi ku kam dashur të jem.

Roma është e rëndësishme për mua si skuadër, por ndonjëherë në jetë duhet të dish se kur të rritesh ose të ndryshosh. Tani jam i fokusuar te Milani, ndërsa Romës i uroj më të mirën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat