Pronari i ri i Evertonit e dëshiron Sarrin

Futboll

Pronari i ri i Evertonit e dëshiron Sarrin

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 12:37
Sarri

Sipas “Il Corriere dello Sport”, pronari i ri i Evertonit, Dan Friedkin, po konsideron të emërojë Maurizio Sarri si trajnerin e ri të skuadrës.

Presidenti dhe pronari i Romës, Friedkin, njoftoi blerjen e Evertonit në fillim të kësaj jave, dhe sipas raportit të fundit nga “Il Corriere dello Sport”, ai po vepron shpejt për të përmirësuar situatën në Goodison Park, pasi ekipi ndodhet në vendin e 19-të në tabelën e Premierligës.

Gazeta me bazë në Romë pretendon se miliarderi amerikan po mendon të emërojë Sarri-n, ish-trajnerin e Lazios, Juventusit dhe Napolit, si trajnerin e ri të Evertonit.

Trajneri italian, fitues i Ligës së Europës në vitin 2019 me Chelsea-n, është pa ekip që kur dha dorëheqjen nga Lazio në mars të vitit 2023.

Në një intervistë të fundit, ai tha se dëshironte të rikthehej në stërvitje para janarit dhe po priste për një projekt të përshtatshëm.

“Corriere dello Sport” pretendon se Sarri do të sillte trajnerin e fitnesit Daniele Tognaccini te Evertoni. Dyshja kanë punuar së bashku më parë te Juventusi.

Tognaccini është një nga trajnerët më të njohur të fitnesit në Itali dhe njeriu që themeloi MilanLab në vitet ’90.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat