Shabani kalon me sukses operimin

Futboll

Shabani kalon me sukses operimin

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 12:44
Bunjamin Shabani

Kapiteni i Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në supin e djathtë.

Një ndër mesfushorët më të mirë të kampionatit maqedonas,  kishte dëmtuar klavikulën në ndeshjen kundër AP Brera, ndërsa pas konsultimeve me mjek profesionistë të kësaj lëmie, u vendos që i njëjti ti nënshtrohet operimit.

Operacioni kishte kaluar me sukses, ndërsa i njëjti tashmë do t’i nënshtrohet një faze rehabilitimi dhe një programi të specializuar rikuperimi.

Ende nuk dihet data e saktë e rikthimit të tij në fushë, pasi gjithçka do të varet nga faza rikuperuese.

Sipas parashikimeve të mjekëve, Shabani jashtë fushave do të jetë nga 4-6 javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat