Mbrojtësi shqetëson Osmanin

Futboll

Mbrojtësi shqetëson Osmanin

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 12:46
Pamje nga një ndeshje

Struga Trim Lum sot do të përballet me Voska Sport në Ohër. Kampionët e vendit në këtë ndeshje vijnë pas disfatës ndaj FC Shkupit, ashtu që trajneri Qatip Osmani është mjaft i shqetësuar në prag të këtij takimi, sidomos nëse marrim parasysh edhe dëmtimin e mbrojtësit Besart Krivanjeva, i cili zgjeron listën e futbollistëve të dëmtuar.

Mbrojtësi i krahut të majtë në ndeshjen e fundit ndaj FC Shkupit kishte pësuar një dëmtim në këmbë dhe nuk dihet ende se sa kohë do t’i duhet për t’u rikuperuar.

Mungesa e tij ndaj Voska Sport do të ndjehet shumë, me Osmanin që duhet të gjejë zëvendësuesin e tij, e që me shumë gjasa do të jetë Kire Ristevski.

Kujtojmë, që më herët të dëmtuar te Struga Trim Lum rezultojnë edhe Besmir Bojku, Hadis Tairi si dhe kapiteni Bunjamin Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat