Luis Enrique: Nuk do ta kisha stërvitur kurrë PSG-në me Messin, Neymar dhe Mbappen

Futboll

Luis Enrique: Nuk do ta kisha stërvitur kurrë PSG-në me Messin, Neymar dhe Mbappen

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 13:35
Luis Enrque e PSG

Luis Enrque pritet që të publikojë disa seri ku ka rrëfyer hapa të rëndësishme të karrires së tij.

Në seritë, të cilat do të nisin të transmetohen prej 30 shtatorit në “Movistar+”, trajneri spanjoll i PSG-së ka thënë se nuk do të pranonte kurrë detyrën e trajnerit “nëse në ekip do të ishte Messi, Neymar dhe Mbappe”.

“Nëse lojtarët më të mirë në botë do të ishin garanci e titujve atëherë PSG do të kishte 8 Champions League”, tregon “Lucho”.

Në tri seritë e dokumentarit të titulluar “S’ja keni idenë”, trajneri spanjoll rrëfen se PSG vazhdon të shpenzojë para edhe në ditët e sotme, por kësaj here ndryshe nga më parë, e bën nën një filozofi tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat