Mungon Pellegrini, formacionet e mundshme

Futboll

Mungon Pellegrini, formacionet e mundshme

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 13:37
Pellegrini

Starton sot formati i ri i Europa League, ndërsa nesër në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar do të vijë drejtpërdrejt përballja Roma-Athletic Bilbao.

Verdhekuqtë do të duhet të bëjnë pa Lorenzo Pellegrini në debutimin europian.

Kapiteni i Romës është stërvitur veçmas për shkak të një problemi në gjurin e majtë dhe si rrjedhojë do të mungojë në ndeshjen kundër baskëve.

Trajneri Juric pritet të bëjë rotacion në sfidën e nesërme. Hermoso gati për të zbritur në fushë që në fillim. Ka shanse të mëdha aktivizimi edhe për Koné dhe Baldanzi, ndërsa është i sigurt vendi në formacion për Dybala dhe Dovbyk.

Formacionet e mundshme:

ROMA (3-4-2-1): Svilar; Mancini, Ndicka, Hermoso; Celik, Koné, Pisilli, El Shaarawy; Dybala, Baldanzi; Dovbyk. Trajner. Juric

ATHLETIC BILBAO (4-2-3-1): Agirrezabala; Lekue, Paredes, Vivian, Berchiche; Ander Herrera, Prados; Nico Williams, Gomez, Iñaki Williams; Guruzeta. Trajner. Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat