Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe luajti 80 minuta dhe shënoi në fitoren 3-2 të skuadrës së tij kundër Alavesh, por u largua nga fusha duke treguar se ndjente një shqetësim në kofshën e tij.
Sot futbollisti ka kryer vizitat mjekësore dhe klubi i bardhë ka bërë të ditur se ai është diagnostikuar me një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë.
Në vijim pritet të ketë informacione të tjera përsa i përket gjendjes së francezit.
Por e sigurt është që të paktën do të qëndrojë 3 javë jashtë fushave, duke humbur kështu derbin e Madridit me Atletikon dhe dy ndeshjet e Championsit.