Alexander-Arnold është në sezonin e tij të fundit si lojtar i Liverpool. Kontrata aktuale skadon më 30 qershor 2025 dhe nuk pritet që të firmosë një rinovim të radhës.
Mbrojtësi i djathtë mendon se klubi i kuq nuk është më aq serioz në investimet për fitimin e Champions League. Në verë, Liverpool u mjaftua me blerjen e Chiesa për 13 mln euro. Kjo tregon shumë për synimet e drejtuesve.
Në një situatë të tillë, Arnold po mendon largimin dhe alternativat nuk i mungojnë.
Mediat angleze raportojnë se për të kanë interes dy klube të mëdha europiane.
Real Madrid kërkon një pasues të Carvajal, tashmë veteran, dhe do të ishte i gatshëm të paguante një komision të mirë për Arnold si lojtar i transferuar me parametra zero.
Klubi i dytë i interesuar është Bayern. Gjermanët kanë pesë vite që nuk po ia dalin të transferojnë një lojtar të qëndrueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes. Stanisic dhe Boey aktualisht janë të dëmtuar. Asnjëri prej tyre nuk konsiderohet opsion afatgjatë në Mynih, kurse Arnold është lojtar i cili ka ruajtur një nivel për disa vite me radhë në Anfield.