Edicioni i ri i Ligës së Europës ka nisur me surpriza... në letër.
Sot në mbrëmje starton sezoni i ri, i cili nuk parashikon më afrimin e skudrave të tjera nga Liga e Kampioneve. Për këtë motiv parashikimi i bërë nga superkompiuteri i Opta-s është për tu parë me vëmendje.
Sipas statistikave Porto është skuadra favorite për ta fituar kompeticionin me 29.3% të mundësive për të shkuar në finale dhe 17.8% të mundësive për ta fituar atë.
Në vendin e dytë ndodhet Atletik Bilbao, e cila ka 19.8% arritjen në finale dhe 10.9% fitimin e saj.
Befgasi e madhe është Slavia e Pragës. Skuadra çeke renditet e treta mes favoriteve me 9.6% të shanseve për të fituar 90’ e fundit të kompeticionit.