Jens Lehman është ndaluar nga policia e Mynihut pasi ka dështuar që të kalojë testin e alkoolit.
Sipas një zëdhënësje të policisë së Mynihut, ish-portieri është ndaluar më 23 shtator rreth orës 01:30 pasi është vënë re nga policia se nuk po drejtonte veturën siç duhej.
Pasi kontrollit të parë Lehmanit i është kërkuar që të bëjë testin e alkoolit, por ish-portieri nuk ka qenë në gjendje që ta bëjë. Më pas policët janë detyruar që të kryejnë këtë test duke i marrë një kampion gjaku.
Një burimi pranë policisë së Mynihut tha për “Thu Sun” se gjatë Oktoberfest efektivët janë vigjilent pasi duan që të evitojnë aksidentet e shkaktuara nga shoferët e dehur.