Abaz Kosumi tregon një detaj interesant dhe si shpëtoi: Ja kush shkrepi në drejtim të autobusit në fillim të viteve të 90-ta

Futboll

Abaz Kosumi tregon një detaj interesant dhe si shpëtoi: Ja kush shkrepi në drejtim të autobusit në fillim të viteve të 90-ta

Nga: K.G. Më: 25 shtator 2024 Në ora: 16:11
Abaz Kosumi

Ish trajneri i mirënjohur i futbollit të Kosovës, Abaz Kosumi, ka treguar një detaj tronditës gjatë fillim viteve të 90-ta, se si i shpëtoj më të keqes nga milicia dhe paramilitarët serbë.

Në kohën kur ndodhi ky marifet i zi, Kosumi ka qenë kryetrajner i Flamurtarit të Prishtinës, klub që pretendonte hyrjen në Ligën e Tretë siç quhej atëkohë ndërrepublilkane.

“E vërteta mbi vënien themeleve të pavarësisë së futbollit të Republikës së Kosovës.

Pas mbarimit të ndeshjes kampionale ndërmjet Fushë Kosovës dhe Flamurtarit të luajtur në Fushë Kosovë, në sezonin pranveror, të ndeshjes së fundit të Ligës së Kosovës, skuadra dhe drejtuesit e Flamurtarit, në autobusin ku gjendeshim për t’u kthye në Prishtinë, pas mbarimit të ndeshjes, sulmohen nga paramilitar dhe policia serbe, duke shkrep në drejtim të autobusit breshër plumba nga pushkët automatike, gur dhe sende të forta, me çka unë Abaz Kosumi, fizioterapeuti i ndjerë Haxhi Kolovica lëndohemi, po ashtu edhe shumë futbollist u lënduan nga sulmi militar policor serb”, ka treguar Kosumi.

Kjo ngjarje tronditëse kishte ndodhur pak muaj para se të ndaheshin rrugët një herë e përgjithmonë me ligën ish jugosllave dhe Serbinë. 

“Pas kësaj ngjarje të trisht, vrastare serbe, kryesia e Flamurtarit vendosi, të mos jemi pjesë e ligës së përbashkët të Kosovës, dhe të merret iniciativa nga të gjithë klubet shqiptare që të ndahemi dhe të pavarësohemi nga liga e përbashkët e Kosovës, ku ishin pjesë edhe skuadrat serbe militante dhe policore serbe.

Pas ngjarjes së fushë Kosovës, kërkohet që skuadrat shqiptare të pavarësohen në ligën unike shqiptare dhe u kërkua së pari nga skuadrat e Prishtinës, që të ndërmarrin hapat e parë të pavarësimit, dhe u vendos që ndeshja e parë miqësore, e hapave të pavarësisë, me protokoll të luhet në fushën e parkut të Gërmisë në mes të flamurtarit dhe 2 korrikut”, ka nënvizuar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat