Thierry Henry është në krahun e futbollistëve. Këta të fundit kanë më shumë se një vit që ankohen për kalendarin tepër të ngjeshur të ndeshjeve dhe kanë paralajmëruar grevë.
Sot po luhen më shumë ndeshje se kurrë dhe legjenda e futbollit francez ka sinjalizuar UEFA-n për ndryshime. “Po shoh shumë lojtarë që luajnë pa gëzim, sepse ka shumë ndeshje”, ka thënë Henry.
“Kjo jo vetëm që ul performancën fizike, por gjithashtu u mohon lojtarëve kënaqësinë e lojës, e cila duhet të jetë gjëja më e rëndësishme në futboll”.
Klubet nuk kanë bërë ende një ankesë formale, por pritet të ndodhë, sepse tashmë u duhet të luajnë edhe në mesjavë.
Kjo është bërë normale, por nuk është normale, sepse lojtarët po dëmtohen më shumë se kurrë.