Java e 7-të nis me ndeshjen Egnatia – Partizani!

Futboll

Java e 7-të nis me ndeshjen Egnatia – Partizani!

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 16:50
Pamje nga një ndeshje

Të premten më 27 shtator do të nisë java e 7-të e kampionatit “Abissnet Superiore“. Egnatia – Partizani është takimi i parë i kësaj jave, që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 16:00.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 7-të. Laçi – Teuta është dueli i parë, që do të luhet në stadiumin e Laçit në orën 16:00.

Në mbrëmje, në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Vllazninë.

Java e 7-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën. Bylis – AF Elbasani do të luhet në stadiumin “Adush Muça” në orën 16:00. Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania” Skënderbeun, në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat