Gostivari shokon Shkëndijen, ia merr kreun e tabelës 

Futboll

Gostivari shokon Shkëndijen, ia merr kreun e tabelës 

Nga: K.Goca Më: 25 shtator 2024 Në ora: 17:03
Pamje nga ndeshja

Gostivari ka treguar angazhim e lojë të mirë duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Shkëndijes së Tetovës, në derbin e shqiptarëve në kuadër të takimit të javës së shtatë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Tetovarët u kthyen pa pikë dhe kjo iu kushtoi shtrenjtë, duke humbur kreun e tabelës. 

Gostivari bëri lojë mjaft të mirë duke fituar tre pikë në cilësinë e vendasit. 

Ndeshja është zhvilluar në lagjen Maxhari në Shkup pa shikues, pasi që kështu vendosi Gostivari.

Golat i realizuan për vendasit Aydogan (22'), Simonovski (47') e Aldair (90’ – nga penalltia) dhe për Shkëndijen Ibraimi (87’).

Gostivari kryeson me 15 pikë (4 fitore, 3 barazime, pa humbje) dhe Shkëndija zhvendoset në pozitën e dytë me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat