Gostivari ka treguar angazhim e lojë të mirë duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Shkëndijes së Tetovës, në derbin e shqiptarëve në kuadër të takimit të javës së shtatë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Tetovarët u kthyen pa pikë dhe kjo iu kushtoi shtrenjtë, duke humbur kreun e tabelës.
Gostivari bëri lojë mjaft të mirë duke fituar tre pikë në cilësinë e vendasit.
Ndeshja është zhvilluar në lagjen Maxhari në Shkup pa shikues, pasi që kështu vendosi Gostivari.
Golat i realizuan për vendasit Aydogan (22'), Simonovski (47') e Aldair (90’ – nga penalltia) dhe për Shkëndijen Ibraimi (87’).
Gostivari kryeson me 15 pikë (4 fitore, 3 barazime, pa humbje) dhe Shkëndija zhvendoset në pozitën e dytë me 14 sosh.