Portieri vendos pas dëmtimit të Ter Shtegen

Futboll

Portieri vendos pas dëmtimit të Ter Shtegen

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 17:20
Ter Shtegen

Për shkak të dëmtimit të Mark-Andre ter Shtegen, thashethemet për rikthimin e mundshëm të Manuel Nojer te “Pancerat” po shtohen dhe Lotar Mateus gjithashtu solli së fundmi kapitenin e Bajernit në diskutim për këtë. 38-vjeçari tashmë mesa duket ka marrë vendimin e tij të parë.

Ter Shtegen me shumë mundësi do të mungojë te Barcelona dhe kombëtarja gjermane deri në tetë muaj. Pas dorëheqjes së Nojer nga përfaqësuesja, Julian Nagelsman iu desh të bënte pa ish-portierin e tij brenda pak javësh.

Ndaj të hënën dolën zërat e parë për një rikthim të ri në kombëtare. Manuel nuk duket se po kërkon një rikthim në portën e kombëtares për momentin.

“TZ” tani raporton se Nojer po i qëndron vendimit të tij për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar dhe nuk ka ndryshuar mendje pavarësisht dëmtimit të Ter Shtegen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat