Real Madrid në një seri fantastike të ndeshjeve pa humbje

Futboll

Real Madrid në një seri fantastike të ndeshjeve pa humbje

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 18:57
Real Madrid

Real Madrid është në një seri fantastike të ndeshjeve pa humbjeve në të gjitha kompeticionet.

Skuadra e udhëhequr nga Carlo Ancelotti, nuk njeh humbje në 39 ndeshjet e fundit në La Liga.

Teksa pas fitores së mbrëmshme ndaj Alavesit me rezultat 3-2, është pa humbje në 38 ndeshjet si vendase pra në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Forma e mirë nuk është vetëm në La Liga pasi madrilenët kanë 35 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet.

“Los Blancos” përveç ndeshjeve si vendas kanë formë të shkëlqyer edhe në ndeshjet si mysafir, ku nuk njohin humbje tash e 24 ndeshje.

Real Madridin humbjen e fundit e kishte pësuar nga Atletico Madridi në Copa del Rey, me rezultat 4-2 me datë 18 janar të këtij viti.

Kurse pikërisht nga kjo skuadër e ka edhe disfatën e fundit në La Liga e cili erdhi me 24 shtator të vitit të kaluar me rezultat 3-1.

Sfidën e radhës Real Madridi e luan ndaj kësaj skuadre ditën e diel nga ora 21:00 si mysafi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat