Nuk ka kohë për të humbur, presidenti i Bylisit prezanton Nevil Deden

Futboll

Nuk ka kohë për të humbur, presidenti i Bylisit prezanton Nevil Deden

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 19:30
Pamje nga prezantimi

Trajneri Nevil Dede është prezantuar zyrtarisht te Bylisi. Vetë presidenti Besnik Kapllanaj ishte i pranishëm, ndërsa ekipi qëndronte po ashtu prezent në sallë.

Dede merr kështu drejtimin e skuadrës pas largimit të Emanuel Egbo.

Ky i fundit e pati ndeshjen e fundit me ballshiotët atë kundër Vllaznisë, që u humb 2-0.

Nuk ka kohë për të humbur sepse takimi i radhës luhet 4 ditë më vonë me Elbasanin.

Njohje e vjetër për Deden, që ishte pikërisht trajner i “verdhebluve” sezonin e kaluar ku u sigurua ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat