Trajneri Nevil Dede është prezantuar zyrtarisht te Bylisi. Vetë presidenti Besnik Kapllanaj ishte i pranishëm, ndërsa ekipi qëndronte po ashtu prezent në sallë.
Dede merr kështu drejtimin e skuadrës pas largimit të Emanuel Egbo.
Ky i fundit e pati ndeshjen e fundit me ballshiotët atë kundër Vllaznisë, që u humb 2-0.
Nuk ka kohë për të humbur sepse takimi i radhës luhet 4 ditë më vonë me Elbasanin.
Njohje e vjetër për Deden, që ishte pikërisht trajner i “verdhebluve” sezonin e kaluar ku u sigurua ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.