Mançester Siti ka thyer heshtjen, dhe ka konfirmuar detajet e sakta të dëmtimit të Rodrit, dhe kjo do të ketë një ndikim masiv në mbrojtjen e titullit.
“Man. Siti mund të konfirmojë se Rodri ka pësuar një dëmtim të ligamentit në gjurin e tij të djathtë. Mesfushori udhëtoi në Spanjë për të kërkuar një konsultë specialistësh këtë javë, pas testeve fillestare në Mançester.
Vlerësimi mbetet në vazhdim për të konstatuar shkallën e plotë të lëndimit dhe prognozën e pritshme. Të gjithë në klub i urojnë atij një shërim të shpejtë dhe mancity.com do t’ju sjellë përditësime të rregullta në lidhje me rehabilitimin e tij”, shkruan në faqen zyrtare.
Kujtojmë se mesfushori spanjoll u detyrua të dilte nga fusha gjatë ndeshjes së Man. Sitit kundër Arsenalit në “Etihad” në minutën e 22-të, pasi një përplasje me Tomas Partej. Që nga bashkimi me Man. Sitin në vitin 2019, Rodri ka bërë 260 paraqitje, duke fituar katër trofe të Premier Ligës dhe Ligën e Kampionëve.