Nani dhe Dita, jashtë kundër shkodranëve

Futboll

Nani dhe Dita, jashtë kundër shkodranëve

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 20:34
Dinamo

Situata te Dinamo/ Nani dhe Dita, jashtë kundër shkodranëve!

Dinamo nuk do të ketë të gatshëm kapitenin Bruno Dita për ndeshjen e së shtunës me Vllazninë. Ishte një mungesë e pritshme në fakt, duke ditur që mesfushori po linte pas një dëmtim dhe kundër Teutës pasoi një dëmtim tjetër.

Në këtë situatë, Dita do të mungojë të paktën këtë javë për blutë dhe vendin e tij mund ta marrin njëri mes Gudiabit dhe Tolit, varet nga gjendja e këtij të fundit.

Trajneri Ilir Daja nuk do të jetë në dispozicion as portugezin Nani, i cili mungon prej disa ndeshjesh, ashtu si dhe Eridon Qardaku. Por shkodrani ka shanse që të përfshihet në ndeshjen e radhës me Vllazninë, pasi është drejt rikuperimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat