Juxhin Xhaja ishte arbitri kryesor në ndeshjen mes AZ Alkmaar dhe Elfsborg në fazën e ligës në UEFA Europa League.
Gjyqtari shqiptar ishte i ndihmuar nga patriotët e tjerë, Arbër Pema e Rejdi Avdo si dhe Albert Doda.
Një ndeshje e cila regjistroi plot 5 gola me fitoren e vendasve me rezultatin 3-2. Për gjyqtarin Xhaja ishte një 90 minutësh plot evente teksa nisi që në start me një gol të anuluar për miqtë nga sistemi VAR në minutën e 11'.
Kur rezultati ishte 2-2, Xhaja u bë sërish protagonist duke akorduar një 11-metërsh për holandezët që shënuan golin e fitores.
Por, nuk do të mbaronte me kaq pasi në minutën e 86', bilbili shqiptar do të nddëshkonte me karton të kuq një lojtar të ekipit suedez për një ndërhyrje të gabuar. Veç kartonit të kuq, u dhanë edhe 4 kartona të verdhë.