"Roma është një ekip i madh që vitet e fundit ka arritur në fund të kompeticioneve evropiane për t'i fituar ato, është një ekip i ndërtuar për të luajtur Champions League kështu që ka shumë arsye për të qenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm.
Nesër do të luajmë kundër një ekipi me futbollistë të mëdhenj”.
Kështu është shprehur Ernesto Valverde, trajneri i Athletic Bilbao, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Europa League kundër verdhekuqve.
Valverde ishte gjithashtu kundërshtari i Romës në Ligën e Kampionëve në vitin 2018, kur skuadra e Barcelonës që ai drejtonte në atë kohë humbi 3-0 në Olimpico, duke humbur mundësinë për të arritur në gjysmëfinale. “Kujtesa është gjithmonë selektive, fatkeqësisht kam humbur shumë ndeshje në shumë fusha dhe disa nuk i mbaj mend”, ka thënë ai lidhur me këtë.
Ndërsa për atë se si do të jetë ndeshja nesër ai tha: “Do të jetë një ndeshje e vështirë në të cilën do të jenë të rëndësishme duelet individuale, nuk e di nëse do të jetë ndeshje e hapur apo e mbyllur, por në çdo rast do të jetë ndeshje në të cilin do të duam të marrim një rezultat të mirë, pra një fitore”.
“Ne po luajmë një kompeticion që duhet ta zbulojmë, me një format të ri – përfundon ai – dhe po luajmë një ndeshje tërheqëse që shënon rikthimin e Athletic në Evropë”.