Talenti shqiptar debuton me Arsenalin

Futboll

Talenti shqiptar debuton me Arsenalin

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 23:13
Maldini Kacurri

Arsenal është duke luajtur ndeshjen e Carabao Cup ndaj Boltonit, ku momentalisht është duke triumfuar me rezultat 5:1.

Moment special në karrierë! Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kacurri, ka debutuar me ekipin e parë të Arsenalit. 18-vjeçari, u aktivizua nga trajneri Mikel Arteta, në Kupën e Anglisë, në sfidën ndaj Boltonit. 

Kaçurri mori vendin e Kalafiorit në minutën e 70-të. 

Talenti shqiptar është pjesë e të rinjve të Arsenal-it, por për shkak të mungesave të mëdha, Arteta e ka marrë në ekipin e parë.  

Pas disa ndeshjeve në stol, mbrojtësi shqiptar bëri sot debutimin me ekipin e parë. 

Një moment i veçantë për Kacurrin, që po jeton në ëndërr fëmijërie. Ai numëron 5 ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë dhe 2 ndeshje me Kombëtaren U-17.  

Hera e fundit kur Kacurri ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren U-19 ka qenë 17 tetori i vitit 2023 në duelin miqësor ndaj Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat