Barcelona ka arritur marrëveshje me portierin polak Wojciech Szczesny, për të zëvendësuar Marc-Andre ter Stegenin e lënduar.
Ter Stegen pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen që Barcelona e fitoi ndaj Villarealit me rezultat 1:5.
Portieri gjerman do t’i mungojë Barcelonës deri në fund të sezonit, kurse La Liga i ka mundësuar skuadrës së Hansi Flick të nënshkruaj me një portier ani pse merkato është e mbyllur.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabirizio Romano, Barcelona ka rënë dakord me portierin polak Wojciech Szczesny.
Ish-portieri i Juventusit do të nënshkruaj kontratë me Barcelonës deri në qershor të vitin 2025.
Sipas tij kjo kontratë javën e ardhshme saktësisht në ditën e hënë.
Kujtojmë që portieri polak dy muaj më parë i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist, mirëpo kjo kërkesë e Barcelonës nuk mund të refuzohet sipas tij.
Ai disa orë më parë ka konfirmuar se është duke kontaktuar me Barçën për një marrëveshje.
Szczesny në të kaluarën ka djersitur fanellën e klubeve të mëdha si Arsenal Juventus e Roma.