Barcelona është duke luajtur ndeshjen e javës së shtatë në La Liga ndaj Getafes.
Pas pjesës së parë skuadra e Barçës është duke shënuar fitore me rezultat 1:0,.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi sulmues polak, Robert Lewandowski i cili shënoi golin e shtatë këtë sezon në La Liga.
Para fillimit të ndeshjes futbollistët katalanas i kanë dal në mbështetje kapitenit të tyre, Marc-Andre ter Stegen i cili në ndeshjen e fundit me Villarealin pësoi lëndim.
Portieri gjerman pas ekzaminimeve mjekësore të bëra ka dal se ai ka humbur sezonin.
Kështu që sot bashkëlojtarët e tij u solidarizuan me të ku para fillimit të ndeshjes dolën në fushë me disa fanella ku e dhanë një mesazh për të.
“Qëndro i fortë kapiten”, ishte mesazhi i lojtarëve të Barcelonës.
Ter Stegen do të jetë mungesë kryesore në vazhdimin e kampionatit mirëpo, Barcelona ka menduar për zëvendësimin e tij dhe gjatë javës së ardhshme pritet ta transferoj Wojciech Szczesny.