Maicon: Derbi, vetëm një moment i keq për Interin

Futboll

Maicon: Derbi, vetëm një moment i keq për Interin

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 12:47
Maicon

“Unë mendoj se është vetëm një moment i keq, Interi ka ndryshuar disa lojtarë që duhet të përshtaten”.

Kështu u shpreh për “Sportmediaset” ish-lojtari i madh i zikaltërve, Maicon, lidhur me derbin e fundit të Madoninës, i fituar nga kuqezinjtë 2-1.

Më tej, braziliani shtoi: “Mbrojtja është e njëjta, që bëri kaq shumë sezonin e kaluar. Interi është një ekip, që ende mund të japë shumë. Më kujtohet derbi që fituan 4-0 në shtëpi, kundër një Milani me shumë kampionë”.

Maicon u fokusua gjithashtu te Lautaro Martinez, performanca e të cilit për momentin nuk reflekton pritshmëritë: “Ai i dha shumë Interit dhe Argjentinës, mund të japë edhe më shumë. Të gjithë lojtarët kalojnë momente të veçanta, por Lautaro do të gjejë një mënyrë për t’u rikthyer i fortë”.

Ish-mbrojtësi zikaltër u pyet dhe cilin shesh si “trashëgimtar” në rol, aktualisht, tek ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi: “Maicon i ri? Nuk ekziston, ajo që bëra mbetet aty. Lojtarët e tjerë në rolin tim po bëjnë shumë mirë, si Dumfries. Por Maicon është Maicon, të tjerët janë të tjerët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat