Në derbi flirtoi me golin, por pas atij me Venecian, Tami Abraham po tregon se prania e tij në zonë mund të ndihet. Këtë e bërë edhe në derbin e fituar të dielën, megjithatë anglezi nuk ka ndër mend të ndalet. Kjo, është të paktën ajo që dallohet nga fjalët e tij në intervistën e dhënë për televizionin e klubit.Tani mund t’i përjetoni emocionet me më shumë qetësia…
Jemi shumë të lumtur pas suksesit kundër Interit. E dinim që janë një ekip i mirë, por luajtëm me besim, guxim dhe pasion. Duhet të marrim besim nga derbi dhe të vazhdojmë kështu që nga ndeshja e radhës me Leçen.
A kishte parë ndonjë ndryshim gjatë javës?
U ktheva pas një dëmtimi dhe më duhej të vihesha në dispozicion, duke u përpjekur të jap maksimumin pas një momenti të komplikuar. Nuk kemi pasur një fillim të mirë të sezonit dhe fitore në derbi është shumë e rëndësishme për të filluar përsëri.
Cilat janë emocionet e një derbi të fituar?
E kam thënë edhe më parë që nuk kisha përjetuar kurrë një derbi të tillë si ky milanez. E ju siguroj që kam luajtur në Londër e Romë. Faleminderit tifozëve! Nuk mund ta përshkruaj se si ndihem, derbi im i parë. Donim të fitonim dhe jemi shumë të lumtur që i kemi dhënë tifozëve tanë këtë fitore, 3 pikët dhe që festuam me ta.
Të dielën u pa edhe më qartë ndikimi i grupit…
E kemi ditur gjithmonë që jemi një ekip i shkëlqyer, kemi lojtarë të mirë, pastaj po punojmë mirë në stërvitje. E dimë se nuk patëm fillimin më të mirë të mundshëm sezonal, por në të njëjtën kohë e dinim gjithashtu që derbi do të kishte shumë rëndësi. Donim t’u tregonim të gjithëve se po luftojmë dhe se ata nuk duhet të na harrojnë.
A mund të konkurroni me Interin për titullin?
Interi është një ekip i shkëlqyer, por nga minuta e parë deri në minutën e fundit e derbit luajtëm si ekip. Ishim më mirë, krijuam mundësitë më të mira. Unë jam, ne jemi të lumtur, golashënuesi (duke nënkuptuar Gabian) është gjithashtu shumë i lumtur. Ju mund të na shihnit të gjithëve duke brohoritur dhe sa të lumtur ishim për të.
Cili mund të jetë ndikimi juaj te Milani?
Duhet të kisha shënuar në derbin tim të parë sepse edhe rastin e pata. Gjëja më e rëndësishme është që unë duhet të ndihmoj ekipin tim sa më shumë që të jetë e mundur. Kam ardhur me besim dhe dëshirë, kam pasur një dëmtim të rëndë sezonin e kaluar dhe kam ardhur edhe këtu për të treguar se jam kthyer.