Mike Maignan konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij Milani, prandaj drejtuesit e klubit kuqezi po mundohen që të zgjasin bashkëpunimin me portierin francez.
Siç raportohet në edicionin e sotëm të “Corriere dello Sport”, Mike Maignan është gjithnjë e më afër një rinovimi me Milanin deri në vitin 2028.
Portieri do të ketë gjithashtu një rritje të ndjeshme në pagën e tij: nga 2.8 milionë euro në sezon që merr aktualisht, do të fitojë pesë milionë plus bonuse.
Kontaktet e fundit mes palëve janë shumë pozitive: së shpejti pritet të vijë edhe njoftimi zyrtar i zgjatjes së bashkëpunimit.