FC Kosova Dusseldorfi është në formën më të mirë, treguesi më i mirë është se për shtatë ndeshje ka gjashtë fitore e një barazim, udhëheqin kreun e Landesligas me 19 pikë të mbledhura, duke lënë pas VfL Juchen-Garzweiler që renditet në vend të dytë me 16 sosh.
Anëtari i kryesisë së FC Kosova, Muhamet Villa, ka shkruar në profilin e tij në facebook, se klubi po hapëron drejt Oberligës gjermane.
Villa është shumë i lumtur për fitoren e radhës të skuadrës së tyre, me rezultat 3:0 ndaj DjK Fortuna Dilkrath.
“Era Oberligë. Nëse ka një trajner që është e ardhmja e futbollit te FC Kosova Dusseldorf e.V, atëherë padyshim ai është Mo El Mimouni.
Mohammed El Mimouni në rrugë me shumë punë, pasion përkushtim po e udhëheq FC Kosovën në Dësseldorf!
7 ndeshje, 6 fitore, 1 barazim, 24 gola të shënuara dhe vetëm 5 të pranuara.
Faleminderit bashkatdhetarëve, donatorëve dhe tifozëve”, ka shkruar Villa,.