Redon Xhixha nuk ia del

Futboll

Redon Xhixha nuk ia del

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 15:35
Redon Xhixha

Karabag luan sot në transfertën e Totenhemit, teksa ndeshja është e vlefshme për Ligën e Europës. Redon Xhixha nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim që nis në 21:00, pasi po kalon një dëmtim.

Minutat në Angli do të ishin pikërisht çfarë ka nevojë Xhixha në këto momente.

Gjithsesi klubi azerbajxhanas duhet t’ja dalë pa shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Ish-sulmuesi i Tiranës nuk konsiderohet titullar te Karabag. Madje Panorama Sport zbuloi ekskluzivisht se për Xhixhën po punohet një rikthim te bardheblutë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat