Fitorja në derbin kundër Interit i dha Paulo Fonsekës dhe tifozëve të Milanit disa ditë paqe.
Milani ka ngritur sërish kokën edhe falë rezultateve të skuadrave të tjera. Zona e lartë e renditjes është një hap larg pavarësisht fillimit të vështirë të sezonit.
"Tani jemi në kërkim të konfirmimit - komentoi trajneri i kuqezinjve në konferencë - fitorja në derbi do të ketë kuptim vetëm nëse mundim edhe Leçen. Kjo është një sfidë e rrezikshme dhe duhet të punojmë në motivimin e lojtarëve".
Rritja e Milanit vazhdon: “Po përmirësohemi, por jemi ende larg skuadrës që kam në mendje”, ka thënë mes të tjerash Fonseka në prag të ndeshjes së nesërme kundër Lecces.