Sfidojnë kampionët

Futboll

Sfidojnë kampionët

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 15:45
Partizani

Egnatia – Partizani është sfida më e rëndësishme e javës së 7-të të Superiores. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në “Egnatia Arena” në orën 16:00.

Vihen përballë dy ekipe pretendentë për të fituar titullin kampion dhe në Rrogozhinë do të bëjnë mes tyre llogaritë për 3 pikët e kësaj jave.

Si rrogozhinasit ashtu edhe “Demat” vijnë në këtë përballje pas barazimeve të javës së kaluar dhe në këtë mënyrë kanë si rrugë të vetme vetëm fitoren.

Për të kuqtë nuk do të jetë shumë e lehtë, pasi Aleksander Veselinoviq do të duhet të përballen edhe me mungesa.

Kështu ndaj kampionëve nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Paulo Buxhelajt, i cili është i dëmtuar, ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës është e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat