Bayern-Bayer i besohet përsëri Felix Zwayer

Futboll

Bayern-Bayer i besohet përsëri Felix Zwayer

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 16:07
Zwayer e Kane

Ndeshja e vitit në Gjermani, ajo mes Bayern Mynih dhe Bayer Leverkusen, e cila do të luhet të shtunën në orën 18:30, i është besuar përsëri arbitrit nga Berlini Felix Zwayer.

Emri i 43-vjeçarit nuk është i ri në këtë duel pasi ai ka qenë kryesori i ndeshjes të luajtur në muajin shkurt kur Bajeri mundi në Leverkusen Bayernin me shifrat e thella 3-0.

Në muajt e fundit arbitri është krituar shpesh herë për vendimet, të cilat i ka marrë në fushë.

Por ky fakt nuk e pengoi që të gjykonte katër ndeshje në “Euro 2024”. Mes tyre ishte edhe gjymsëfinalja mes Anglisë dhe Holandës.

Të shtunën e kaluar arbitrit iu besua ndeshja mes Al-Wasl dhe Al-Nasr (3:1) në Emiratet e Bashkuara Arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat