Gostivari, lider i Ligës së Parë, tri skuadrat e fundit me nga pesë pikë!

Futboll

Gostivari, lider i Ligës së Parë, tri skuadrat e fundit me nga pesë pikë!

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 16:20
Gostivari

Pas shtatë xhirove të luajtura në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, ekipi i Gostivarit është në vendin e parë me 15 pikë në konton e tij, në vendin e dytë është Shkëndija me 14 pikë, në vendin e tretë Rabotniçki që ka fituar 13 pikë.

Sileksi është në vendin e katërt me 12 pikë, kampioni Struga Trim Lum është në vendin e pestë me 11 pikë.

Shkupi dhe Pelister janë të barabartë në vendin e gjashtë me nga nëntë pikë të fituara. Brera Strumica është e teta me tetë pikë.

Vardari është në vendin e nëntë me shtatë pikë, Besa në zonën e barazhit ose në vendin e 10-të me pesë pikë, aq sa kanë Tikvesh dhe Voska Sport që janë në zonën e rrezikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat