Pse nuk shkarkohet Ten Hag?

Futboll

Pse nuk shkarkohet Ten Hag?

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 16:25
Erik ten Hag

Manchester United nuk e ka të thjeshtë të shkarkojë trajnerin Erik ten Hag.

Klubi anglez do të kishte një kosto të madhe, raportojnë mediat britanike.

“Djajtë e Kuq” kanë fituar vetëm 8 nga 20 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Trajneri holandez thuajse gjithmonë përmendet për shkarkim, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Nëse drejtuesit vendosin ta largojnë, klubi do të humbasë rreth 18 mln euro. Kjo shifër parashikohet në kontratën e tij, e cila u rinovua me një sezon në verën e kaluar.

Paga vjetore e holandezit është rreth 10 mln euro. Manchester United duhet të mendohet mirë, sepse Ten Hag ekonomikisht nuk humb asgjë. I humbur del gjithmonë klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat